I vuri duart në fyt dhe i mori jetën gruas/ Ky është 35-vjeçari që tro.nditi Gramshin

Qyteti i Gramsht u tro.ndit, pasi një 35-vjeçar mbyti me duart e veta bashkëshorten e tij. Mësohet ngjarja e rëndë ndodhi në banesën ku jetonte çifti.

Advertisements

Po ashtu e ditur bëhet se autori i kr.imit Alvin Hysa, është arrestuar nga policia. Kurse gruaja e tij, të cilës ai i mori jetën ishte 32 vjeç dhe quhej Gurije Hysa.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arre.stuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç, banues në Grekan, Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive ende të paqarta, ka vrarë duke e mbytur me duart bashkëshorten e tij shtetasen G.H., rreth 32 vjeçe. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.”

Ende nuk bëhen të ditura se cilat kanë qenë motivet që e kanë shtyrë 35- vjeçarin të mbysë gruan e tij.

Kri.mi në familje mbetet ende një pla.gë e shoqërisë sonë, me vikt.imës e sotme numri i grave që janë vr.arë nga bashkëshortët apo familjarët e tyre shkon në nëntë.

Kujtojmë këtu se prej janarit të 2019 deri tani kanë përfituar urdhër të menjëhershëm mbrojtje 428 gra. Ndërsa në vitin që lamë pas, 3690 gra dhe vajza kanë rënë pre e dhu.nës.

Artikulli paraprakFSHF shkarkon Panucin, ja kush e zëvëndëson(EMRI)
Artikulli tjetërEkz.ekutimi i avokatit! Gazetarja Klodiana Lala zbardh të tjera detaje tron.ditese