Ndërkohë që Trejsi dhe Uindi bëjnë diss-e me njëra tjetrën, Enca po bën namin në Kurdistan!
Advertisements
Enca ka një mbështetje të madhe nga të huajt dhe këto ditë ajo ka qenë e pranishme në një koncert të mbajtur në Kurdistan. Janë të shumtë fansat nga ky shtet që e duan Encën dhe komentet e tyre në rrjete sociale janë pafund.
Këngëtarja ka ndarë me ne video nga Kurdistani ku tregon të gjithë vëmendjen mediatike që i është kushtuar atje. Ajo ka pasur një pritje madhështore, në një ndër hotelet më luksoze.
Advertisements
Por ajo që na habiti ishte se Enca dinte këngë në gjuhën kurde. Gazetari kurd i ka kërkuar të këndojë një këngë dhe ajo ka kënduar këngën kurde ‘Bew Bew’ duke e lënë me gojë hapur atë.
“Unë mund të këndoj në çdo gjuhë”,-ka thënë Enca gjatë intervistës.