38 vjecari që u gjet i varur në bur.gun e Beratit, zbulohet lidhja e tij me studenten e mjekësisë që u v.ra nga i dashuri në Tiranë

Dalin detaje të reja nga ngjarja e djeshme në Berat, ku një i dën.uar tentoi t’i japë fund jetës. 38-vjeçari Bujar Murati nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit u gjet i varur në qelinë e tij nga punonjësit e bur.gut dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Advertisements

38-vjeçari mbërriti në gjendje kome në spitalin e Beratit dhe për këtë arsye u dërgua me urgjencë drejt Tiranës, ku po luf.ton me jetën pasi është në gjendje të rëndë.

Lidhur me ngjarjen ende nuk ka informacion zyrtar nga Drejtoria e IEPV-së në Berat. Ndërkohë në rrugë jo zyrtare është mësuar se Bujar Murati është xhaxhai i Ariela Muratit, studentes që u v.ra nga i dashuri rreth një vit më parë në Tiranë pranë fakultetit të Mjekësisë.

Advertisements

Ndërkaq, nuk dihet ende çfarë e shtyu 38-vjeçarin të marrë këtë vendim fatal për jetën. Lidhur me rastin në fjalë pati një reagim edhe nga dega e Partisë Demokratike në Berat. Ka qënë kryetari i kësaj dege, Gazment Azizi, i cili në një deklaratë për mediat bëri me dije se nuk është hera e parë që në këtë institucion ndodhin ngjarje të tilla të rënda.

“Denoncojë heshtjen e IEPV-së në Berat dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Bur.gjeve, që më porosi të kryeministrit Rama fshehin çdo ngjarje të rëndë që nxjerr hapur fytyrën e shtetit të kapur nga kri.mi”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakDoni të punoni dhe të merrni azil në Gjermani, ja c’duhet të dini
Artikulli tjetërYjet do të kenë një ndikim pozitiv tek ju, ja nga cfarë duhet të keni kujdes