Një shqiptar i njohur me pseudonimin Tony Montana po përballet me një proces gjyqësor në Angli me akuzën se ka vr.arë në mënyrë mak.abre mikun e tij. Vr.asja ka ndodhur në 1999.
Advertisements
Mane Driza akuzohet për vr.asjen e Stefan Bledar Mone, ngjarje e ndodhur në veri të Londër, një kr.im maka.bër pasi vik.tima kishte 120 plagë në trup.
Arsyeja e sul.mit ka qenë pretendimi i Drizës se miku i tij i kishte vjedhur unazën e martesës.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në 22 qershor 1999, ku Mone priste të bëhej baba.
Driza, ose “Tony Montana shqiptar”, në atë kohë 21 vjeç, u kishte kërkuar shokëve të punë ti gjenin një th.ikë, shkruan BBC.
Në atë kohë, Mone po shoqëronte bashkëshorten e tij, 6 muajshe shtatzanë, për kontroll mjekësor në spital. Por sipas kamerave të sigurisë të qytetit, ai u sul.mua në Wembley në mënyrë barbare nga miku i tij, shqiptari Driza.
Sipas prokurorisë angleze, në vr.asje janë përdorur disa lloj thi.kash.
Bashkëshortja e vik.timës tregoi se kur u gjet trupi pas një dite ajo mundi ta njihte vetëm nga rripi i pantallonave pasi trupi ishte i copëtuar.
Pas ngjarjes, autori fluturoi drejt Italisë për të mbuluar gjurmët.
Arrestimi
Policia britanike e gjurmoi atë në Siçili në vitin 2000 ku dhe e arrestoi. Ai u tha hetuesve se me Stefan Mone kishte një mosmarrëveshje për çështje parash dhe pretendoi se vik.tima i ishte afruar me një thi.kë në dorë. Të gjitha këto informacione u thanë sot në seancën ndaj 41-vjeçarit.
Gjyqi në Britani vazhdon javët në vijim.
Mane Driza emigroi në Britani të Madhe në Gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar i larguar nga Kosova për shkak të luftës. Ai dhe vik.tima Stefan Mone ishin bërë miq në Britani pasi ishin larguar nga Shqipëria. Në disa raste, Driza ndonjëherë qëndronte edhe në shtëpinë e vik.timës. Mane Driza, i cili njihet edhe me emrin Sokol Drenova nga Bishani i Fierit, mohon akuzat për vr.asje.
Oranews