2 javë pa babain, Ajola Xoxa bën dedikimin prekës: Ajo çka më mungon më shumë është …

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, është kthyer në një personazh shumë të dashur të publikut shqiptar.

Advertisements

Ajo është aktive në rrjete sociale dhe shpesh herë publikon portrete të familjes apo dhe foto nga momentet që kalon me djalin e saj, Kajan. Ditën e sotme, Ajola e ka nisur me një postim të bukur, por dhe të trishtë në të njëjtën kohë.

Ajo ka publikuar një foto ku duket duke u përqafuar me babain e saj, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë. “U bënë më shumë se 2 javë pa babin dhe ajo çka më mungon më shumë është ta përqafoj. Të gjithë ju që i keni prindërit pranë, thojuni sa shumë i doni dhe përqafojini fort, ashtu siç do të kisha dashur të mund ta përqafoja tim atë tani.

Advertisements

Për ju që i keni larg, merrini në telefon dhe bëni një bisedë të gjatë me ta. Asgjë nuk i gëzon më shumë se sa të jenë në praninë tuaj, e do të vijë një ditë që asgjë s’do t’ju gëzonte më tepër sesa të ishit në praninë e tyre. Thesari i vërtetë në këtë jetë është familja”, ka shkruar Ajola. Babai i saj, Arben Xoxa u nda nga jeta pas një lufte të vështirë me kancerin

Artikulli paraprak“Më foli si një rrugac rrugësh…turp”/ Aktorja shqiptare nxjerr bllof Policinë e Shtetit, tregon se si nuk e ndihmuan
Artikulli tjetër“Plakat e Marsit”, zbulohet historia perse moti tërbohet kaq shumë