“Nuk do të gjejnë qetësi sot”, këto janë dy shenjat e horoskopit që do ‘vuajnë’

Ka shumë njerëz supersticiozë që nuk e nisin dot ditën, pa lexuar parashikimin e yjeve.

Advertisements

Por fatkeqësisht për dy prej 12 shenjave nuk do të ketë lajme të mira sot.

Bëhet fjalë pikërisht për gaforren dhe peshqit, të fundit këto që nuk do të gjejnë dot një minutë qetësi sot.

Advertisements

Gaforrja

Sot do bëni të pamundurën t’i mbani larg problemet nga vetja dhe për këtë mund të mos shoqëroheni as me disa miq.

Nëse jeni në një lidhje do flisni me partnerin dhe do arrini të gjeni një zgjidhje për problemet që keni pasur.

Duke lëshuar nga pak pe të dyja palët gjithçka do normalizohet.

Ju beqarët nuk do keni aspak dëshirë të luani me ndjenjat e askujt dhe nuk do hidhni hapa pa qenë të sigurt.

Në punë, pavarësisht pengesave që do ju dalin, ju do arrini ta menaxhoni si duhet situatën.

Kolegët do ju kenë zili për këmbënguljen dhe durimin.

Për sa iu përket shpenzimeve sot duhet të kryeni vetëm ato më të domosdoshmet.

Peshqit

Për shkak të kundërshtimit të Saturnit me Mërkurin, sot do jeni të rrezikshëm vetë dhe do ndërmerrni edhe rreziqe.

Nëse keni një lidhje, vetëm ideja që partneri po ju kufizon në shumë gjëra, do ju brengosë dhe mund të shpërtheni.

Asnjë moment qetësie nuk keni për të pasur sot.

Ju beqarët nuk do tregoheni të kujdesshëm dhe do hidhni hapa që do sjellin pasoja të rënda për të ardhmen.

Në punë nuk do arrini dot ku doni për shkak të mospërqëndrimit tuaj dhe do grindeni gjithë kohës me kolegët.

Bëni kujdes sepse shefat po ju vrojtojnë nga larg dhe mund të marrin masa.

Paratë do jenë të pakta.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot, ja cfarë pritet të ndodhë gjatë ditës
Artikulli tjetër“Më foli si një rrugac rrugësh…turp”/ Aktorja shqiptare nxjerr bllof Policinë e Shtetit, tregon se si nuk e ndihmuan