Dalin të tjera detaje nga nga djegia e makinës në Vlorë, ishte në pronësi të punonjësit të lartë të …

Dalin të tjera detaje nga nga djegia e makinës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë.

Advertisements

Automjet i tipit ‘Mercedes Benz’ me targa AA 928 TZ është djegur rreth orës 05:00 të mëngjesit. Burime bëjnë të ditur se automjeti ishte në pronësi të punonjësit të tatimeve me me inicialet M.B.

Policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje, por ka qenë e pamundur shuarja e flakëve në kohë dhe si pasojë mjeti është djegur totalisht. Praprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, me lëndë djegëse të llojit benzinë.

Advertisements

Ndërkaq, nuk dihen ende autorët apo shkaqet e rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ Tron.ditëse në Durrës, gjendet një trup pa kokë
Artikulli tjetërE fundit! Aksi.dent i rëndë me pasojë vde.kjen