Frikë nga protesta e të enjtes, mazhoranca bën lëvizjen e papritur

Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve është vendosur zhvillimi i seancës plenare pasditen e sotme në orën 17:00.

Advertisements

Mësohet se seanca e sotme do të zhvillohet me rendin e planifikuar për të enjten që kaloi, duke qenë se parlamenti nuk u mblodh për shkak të protesës së opozitës.

Kjo mesa duket është një lëvizje e mazhorancës për t’i shpëtuar përplasjes me protestuesit e opozitës ditën e enjte.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama ka thënë vazhdimisht ditët e fundit se parlamenti do të vijojë punimet pavarësisht aktit të opozitës për djegien e mandateve.

Mazhoranca është e vendosur të vijojë funksionimin normal të parlamentit.

Artikulli paraprakKamera qe kishte ne trup regjistron skiatorin e “varrosur” për së gjalli nga orteku(VIDEO)
Artikulli tjetërSa qenka rritur Zaho, shoqëron prindërit në aktivitetin kulturor(Foto)