Pranoi vr.asjen e shokut për pazaret e dro.gës, ja cfare vendosi gjykata për 40-vjeçarin

Mbetet ne bu.rg Roland Milo, 40-vjecari qe pranoi se ekze.kutoi bashkëpunëtorin e tij në traf.ikimin e lëndëve nar.kotike.

Advertisements

Gjykata ka dhene sot per te masen e sigurise “Arrest me bu.rg” dhe pas seances ai eshte derguar ne bur.gun e Fierit.

Milo, u arrestua ne Vaqarr të Tiranës, dhe ne seancen e pare te pyetjeve para policise ka pranuar se e ka vr.arë Sokok Ramen pas një mosmarrëveshjeje për ndarjen e parave.

Advertisements

Në dëshminë e 40-vjeçarit në Policinë e Gjirokastrës, ai ka konfirmuar dyshimet, se shkak i vr.asjes ka qenë prishja e pazareve për traf.ikimin e dro.gës drejt Greqisë.

Të dy personat bashkëpunonin së bashku prej 2 vitesh, kryesisht në vjedhje banesash dhe transportim lëndësh nar.kotike. Milo ishte ai që identifikonte në Përmet banesat, që më pas vidheshin nga Rama. Duket se mosmarrëveshjet në ndarjet e fitimeve kanë qenë shkaku kryesor i grindjes mes dy shokëve, që përfundoi me vr.asjen e njërit prej tyre dhe bur.gosjen e tjetrit. Pazari më i fundit lidhej me një shumë prej 3,500 eurosh që duhej të ndanin mes tyre, bëjnë të ditur burimet pranë Policisë Gjirokastër.

Mësohet se Milo e shfrytëzonte Ramën për tra.fikim të lëndëve nar.kotike. Pas rrugës së fundit, ku Milo ishte dhe posedues i sasisë së lëndës nar.kotike, ai refuzoi t’i paguante 32-vjeçarit Rama shumën për të cilën kishin rëndë dakord. Debati mes tyre përfundoi me vr.asjen e të riut nga Tepelena. Një ditë pas gjetjes së trupit të Sokol Ramës, forcat e Policisë bënë të mundur arrestimin e 40-vjeçarit në Vaqarr të Tiranës, ku fshihej në banesën e motrës së tij.

Mësohet se vr.asja është kryer në kthesën e Piskovës, pranë Përmetit, e më pas Milo e ka hedhur makinën me trupin e pajetë në humnerën pranë fshatit Mbrezhdan të Këlcyrës, me qëllim fshehjen e vrasjes. Por i ndodhur para provave të pakundërshtueshme të Policisë, si ar.ma e vr.asjes dhe gjurmët e gishtave në makinë, Milo nuk ka pasur rrugë tjetër veçse të pranojë akuzën e vr.asjes me dashje. Roland Milo nga fshati Miçan i Përmetit njihet si një person problematik, sidomos për mashtrimet e tij, por para uniformave blu ai ka shprehur pendesë për vr.asjen, duke thënë se situata i doli jashtë kontrollit dhe gjithçka e ka bërë në gjaknxehtësi e sipër, duke e qëll.uar shokun e tij me kall.ashnikov.

“Nuk doja ta vri.sja, por e humba logjikën dhe e qëllova pas një debati që patëm për një shumë parash, që duhet t’i jepja”, është shprehur 40-vjeçari para hetuesve. Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës, djalë i vetëm mes katër motrave, i rritur në një familje të varfër fshatare, u shpall i zhdukur në 5 shkurt, pas denoncimit të familjarëve të tij.

Ai ndërpreu kontaktet me familjen mbrëmjen e 4 shkurtit, ndërsa në mëngjes i pohoi së ëmës se do të shkonte në Përmet të takonte një shok. Milo u deklarua i zhdukur tri ditë më pas. Trupi i pajetë i Sokol Ramës u gjet paraditen e 19 shkurtit, pas sinjalizimit të banorëve të zonës, ndërsa Policia e Tepelenës kishte identifikuar më herët si autor të vr.asjes Roland Milon, të shpallur në kërkim policor.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 19.02.2019, ku në zonën e Malëshovës, Bashkia Këlcyrë, në vendin e quajtur ‘Lugu i Thellë’ u gjet trupi i pajetë i shtetasit S.R.(i cili ishte shpallur në kërkim për ‘Largim nga banesa’), nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Kri.meve ndaj Personit u bë ndalimi i shtetasit R.M. Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vr.asjes me ar.më zjarri të shtetasit S.R.”, bëri të ditur Policia pas arrestimit të 40-vjeçarit.

Policia e Gjirokastrës po heton lidhur me pretendimet e familjarëve të 32-vjeçarit nga Tepelena, se Sokol Rama ka pasur në makinë një shumë prej 10 mijë eurosh kur është nisur drejt Përmetit për t’u takuar pikërisht me Roland Milon. Familjarët kanë treguar për Policinë se Sokoli nuk u kishte treguar shumë detaje, por ishte mjaftuar duke u treguar se po shkonte për të takuar një shok. Prindërit e 32-vjeçarit iu drejtuan Policisë për të bërë denoncim, pasi telefoni i të birit dilte i fikur.

Artikulli paraprakNis gjykimi për “Escobarin e Ballkanit”, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Kri.met e Rënda pranojnë kërkesën e Balilit, vendosin që ne rast se ai …