E dinit ju? Zbulohet kush e bëri i pari simbolin e shqiponjës me dy duar

Simboli i shqiponjës me dy duar nuk është më thjesht një simbol, të paktën jo pas diskutimeve të shumta që u ngritën pas Kupës së Botës pikërisht për këtë simbol tonin kombëtar.

Advertisements

Natyrshëm lind pyetja se kush e shpiku i pari këtë simbol?

Me sa duket këngëtarja Edona Llalloshi e ka një përgjigje, teksa gjatë një interviste në “Tour de Cool” tregoi se kush qëndron pas kësaj simbolike të fortë.

Advertisements

Edona Llalloshi gjatë një performance para shumë vitesh.

Edona tha:

E them publikisht që kjo ka qenë ideja e babait tim. Unë isha garuese, ndër më të mirat në Festivalin e Këngës, në vitin 1994. Në atë kohë ishim të etur për Shqipërinë. Babi më tha, ‘kur të dalësh të këndosh, nxirri duart kështu dhe trego dashurinë që kemi ne për Shqipërinë për flamurin kombëtar’. Nuk e kemi marrë prej askujt dhe pastaj filloi të përhapej!”

Por, a është realisht kështu? Ka shumë pikëpytje dhe këtë pyetje ka ngritur edhe Yllka Kuqi.

Pasi bëri një pyetje në Instastory, Yllka postoi një foto të të atit në vitin 1993.

Ajo shkrua mbi foto:

Babi im, shqiponjën e kishte simbol përshëndetës në çdo performancë të tij, qysh para viteve ‘90-të, në kohën kur ishte shumë e vështirë edhe të flitej shqip. Edhe pse për këtë gjest ai është dënuar shumë herë nga regjimi serb, kurrë nuk ka hequr dorë nga shqipja. Krenar për ty babi! Zeqë Kuqi, Gjilan, 1993.”

Keni ndonjë ide tjetër se kush e ka bërë i pari shqiponjën me duar?

Artikulli paraprakBëni kujdes! Zverdhja e syve paralajmëron dicka vde.kjeprurëse
Artikulli tjetërI den.uar per pla.gosje ne 2008, ja kush është shënjestra e aten.tatit në Korçë(Emri)