Reperja me famë botërore, Nicki Minaj, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në tetor të vitit të kaluar, pasi kishte kopjuar videoklipin e Encës në këngën e saj të re.
Advertisements
Enca vuri re se Nicki shfaqej në videoklipin “Woman like me” si Mona Liza, teksa lëvizte dhe këndonte brenda portretit, njësoj si Enca tek “Kujt po i han”.
Advertisements
Mirëpo, kjo nuk është hera e vetme që Minaj ka kopjuar këngëtaren shqiptare. Së fundmi, ajo ka ndarë në Instagram disa foto ku shfaqet në një sfond me lule rozë dhe lejla, e veshur me një fustan pothuajse të njëjtë me të Encës në këngën “Baladë”, gjë që nuk i ka shpëtuar syrit të kësaj të fundit.
Në fotot e Nickit në Instagram, Enca nuk ka duruar dhe ka komentuar vargjet e këngës së saj, shoqëruar me një zemër dhe një trëndafil ngjyrë rozë.
“Edhe mos u kthe, mytu për mu n’mall.”- është teksti që Enca i shkruan Nickit në foto.