Shqipëria këtë mëngjes është zgjuar nën stuhinë e një ere të fortë.
Advertisements
Një kamion në rrugën Lezhë-Laç, pranë Milotit, është përmbysur në rrugë si pasojë e erës së fortë.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por raportohet se fatmirësisht nuk ka mbetur asnjë person i lënduar.
Advertisements
Mëngjesin e sotëm e gjithë ultësira e rrethit të Krujës është gdhirë nën reshjet e dëborës.
Reshjet kanë filluar mëngjesin e sotëm dhe intensiteti i tyre është mjaft i madh..
Në Llogara kanë rënë reshje të lehta dëbore por që nuk kanë asnjë problem në qarkullim. Rreshje të lehta dëbore kanë rënë edhe në Durrës.