Mediat ndërkombëtare vazhdojnë ti kenë sytë nga Shqipëria. Protestat masive të opozitës dhe djegia e mandateve nga deputetët e saj kanë tërhequr vëmendjen e portaleve, gazetave dhe televizioneve jashtë vendit.
Advertisements
Më i fundit në rradhë është portali pranë të djathtës gjermane, “Freie Welt”, i themeluar nga gazetarë dhe blogerë të njohur, në një artikull të saj ku flitet për zhvillimet e fundit në Shqipëri, shkruan se, “Edi Rama është drejt fundit, njësoj si diktatori i Venezuelës, Nicolas Maduro”.
Në nisjes të shkrimit thuhet se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe qeveria e tij socialiste janë nën presion të madh dhe gjithnjë e më shumë demonstrues po tubohen në rrugët e kryeqytetit dhe po bëjnë thirrje me zë të lartë për dorëheqjen e Ramës.
Advertisements
Sipas “Freie Welt”, në Amerikën e Jugut regjimi socialist i Nicolas Maduros është drejt fundit. Edhe në Evropë, një regjim socialist po shkon drejt fundit.
“Në Shqipëri duket se janë orët e fundit në detyrë për kryeministrin Edi Rama. Gjithmonë e më shumë njerëz po dalin në rrugë në kryeqytetin e vendit duke kërkuar dorëheqjen e tij.Një aleancë e gjerë e forcave opozitare nga të gjitha kampet politike është mobilizuar kundër Ramës. Fundjavën e kaluar, demonstruesit sul.muan edhe selinë e Ramës.Vetëm duke përdorur masivisht gaz lotsjellës dhe gra.nata të përziera, forcat e sigurisë e morën sërish situatën nën kontroll.Edhe në nivelin politik, opsionet e Ramës po mbarojnë. Shumë deputetë të opozitës kanë dhënë dorëheqjen nga parlamenti shqiptar. Kështu ka dalë jashtë funksionit edhe parlamenti.Megjithatë ky hap kritikohet nga përfaqësuesit e BE, shkruan portali.Shqipëria është një vend kandidat për pranimin në BE dhe negociatat duhet të fillojnë këtë vit, ndërsa nga ana e BE është bërë thirrje për dialog konstruktiv.Opozita në Shqipëri ka një tjetër pikëpamje: Rama duhet të japë dorëheqjen. Qeveria e tij është e korruptuar dhe ka lidhje me kri.min e organizuar një qeveri ekspertësh duhet të formohet menjëherë, për ta stabilizuar vendin dhe për të organizuar zgjedhje të reja. Protestat nuk do ndalen deri në dorëheqjen e Ramës” përfundon shkrimi në “Freie Welt”.