Detaje të reja janë zbuluar nga vra*sja e Arben Bilalit ditën e djeshme në Selitë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ish-polici Bilali u ndoq me një makinë nga zona e njohur si “Vasil Shanto” deri tek shtëpia e tij.
Advertisements
Aten*tatorët kanë ruajtur makinën që lëvizi Bilali bashkë me një shok te tij dhe sapo Bilali zbriti nga makina u që*llua me një auto*matik. Arma ishte modifikuar me silenciator, ndërsa ndaj ish-policit u që*llua më shumë se 15 herë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se makina tip “Mercedez Benz” ishte me targa të falsifikuara. Policia ka sekuestruar më shumë se 30 kamera sigurie që tregojnë dinamikën e ndjekjes së Arben Bilalit.
Advertisements
Pas vra*sjes së dy vëllezërve, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën, mesditën e djeshme në zonën e Selitës u ekze*kutua me tre plu*mba, Arben Bilali ish-punonjës policie, duke e çuar në tre numrin e vëllezërve të vra*rë. Policia po heton pikërisht pistën e hakm*arrjes nisur nga dinamkia e ngjarjeve kri*minale prej 22 vitesh në Tiranë. Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë.