I mori jeten babait te 3 femijeve per nderin e motres, ja cfare vendos gjykata per Esat Canin

Gjykata e Kri*meve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ‘Arrest me bu*rg’ për Esat Canin, i cili vr*au të dashurin e motrës së tij pak ditë më parë në Zall Bastar të Tiranës.

Advertisements

Gjithashtu është vendosur ‘arrest shtëpie’ për Dëfrim Kurtin dhe Elida Canin.

Dinamika e ngjarjes:

Advertisements

Arben Gjeci, 34-vjeç, babai i tre fëmijëve, shofer i furgonit të linjës së Tiranës, u godit me sende të forta në kokë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Esat Cani akuzohet se e kreu vra*sjen pasi zbuloi lidhjen e motrës së tij të martuar, 20 vjeçe, Elida Cani me vik*timën. Në vra*sje bashkëpunoi dhe burri i 20-vjeçares, Dëfrim Kurti.

Ishte fillimisht bashkëshorti i 20 vjeçares i cili iu ankua kunatit se motra e tij e tradhëtonte. Për ta vërtetuar ata ndoqën 20 vjeçaren dhe e kapën tek një kasolle pranë shtëpisë me Arben Gjecin dhe aty e kanë goditur në kokë 34 vjeçarin. Më pas trupin e hodhën në një zonë tjetër.

Kanë qenë banorët ata të cilët njoftuan policinë pasi vunë re trupin e Gjecit. Fillimisht ngjarja u konsiderua aksidentale nga policia, ndërsa më pas u vërtetua se ishte vra*sje.

Artikulli paraprakItaliani i mori jeten te birit! Babai i shqiptarit te vr*are: Francesko, pa te gjete nuk te la!
Artikulli tjetërU gjet i vde*kur në kanal, arrestohet autori i ngjarjes së rënde në Fier(Emri)