“Natën e mirë”. Ishte ky mesazhi i fundit qe kishte postuar ne profilin e tij në Instagram Klodian Murrizi, 22 vjeçari shqiptar qe humbi jeten ne nje aksident te rende ne Itali.
Advertisements
Mediat italiane shkruajne se i riu me origjinë shqiptare që jetonte prej vitesh në Gossolengo, i cili vdiq në natën mes të premtes dhe të shtunës, kur makina me te cilen po udhëtonte doli nga rruga.
Në timon ishte miku i tij, nje djale 22 vjecar, i cili ndodhet në spital në Parma ne gjendje të rëndë.
Advertisements
Nderkohe qe Klodiani, kishte mbetur mes llamarinave te makines se bere copash dhe nxjerrja e tij ishte shume e veshtire.
Ata kishin qenë së bashku gjatë gjithë mbrëmjes dhe po ktheheshin ne banese rreth ores 4.00 te mengjesit.
Shqiptari i ri, ksihte pasion për futbollin dhe punonte kamerier në restorant Bellaria Rivergaro. Vetëm per pak dite ai do te merrte shtetesine italiane, qe nuk e mberriti dot.