Shumë tabu në kryeqytetin shqiptar nuk përbëjnë më një tabu. Në orët e vona të së shtunës, në njërin nga lokalet e natës në kryeqyet, është organizuar festa më e pazakontë.
Advertisements
Mbi 300 persona ishin të interesuar të shihnin festën ku do të zgjidhej “Miss Trans Albania 2019”.
Kanë qenë nëntë konkurrente që kanë marrë pjesë në këtë festë, ku kanë dhuruar një atmosferë të jashtëzakonshme. Konkurentet kanë qenë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Të kuruara deri të në detaje, kanë dhuruar një spektakël të vërtetë të shtunën mbrëma.
Advertisements
Ami, Roksana, Megi, Fiona, Luana, dhe Ishatari ishin 6 finalistet nga 9 pjesëmarrëset në këtë konkurs. Pak pas mesnatës Ishtari ishte ajo që u pagëzua si mbretëresha e mbrëmjes, dhe Miss Trans Albania 2019. Festa vijoi deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.