Rudina Hajdari reagon ashper ndaj vendimit te fundit per TVSH-ne

Nga data 1 janar 2019 ligji i miratuar nga qeveria përcakton vendosjen e TVSH-së prej 6% për shtëpitë botuese.

Advertisements

Sipas ligjit, shtëpitë botuese në shpërndarjen e librave të tyre do të ngarkohen me këtë TVSH, ndërsa për këtë ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit Rudina Hajdari e cila e revoltuar pyet: “Po me librin ç’patët?”

“Ligji numër 96, i miratuar në datën 3 dhjetor të vitit 2018 përmban rritjen e TVSH-së për librat nga 0 në 6 për qind.

Advertisements

Në nenin 1, pika 8 thuhet se shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e librave të çdolloji është 6 për qind. Vendim ka hyrë në fuqi në janar, duke i gjetur shumë prej botuesve dhe librarëve të papërgatitur.

Të dëmtuar jo vetëm lexuesit, por edhe autorët e librave,bizneset e mëdha të librit, që taksohen në ndryshim të atyre të vegjël, por të dëmtuar ndoshta edhe blerësit e librit shkollor, sepse në ligj deri tani nuk bëhet asnjë dallim për të”, shkruan Hajdari.

Artikulli paraprakRitual i cuditshem! Gjate pushimit te drekes futen ne ujin e ngrire liqenit(Video)
Artikulli tjetërHodhi alumin të shkrirë në folenë e milingonave, por ngeli pa fjale nga ajo qe nxori(Video)