Metode fantastike! Ja si e gjejnë partnerin me letra shqiptaret per te emigruar

Dekada më parë, veç njohjeveve në shkollë, lagje apo ambiente pune një nga format e lidhjeve dhe kurorëzimit me martesë ishte mblesëria.

Advertisements

Por sot kjo traditë është zbehur dhe është zëvendësuar me një formë moderne. Veç faqeve online, janë krijuar edhe agjenci që bëjnë rolin e “shkuesit” të dikurshëm që prezanton të rinjtë, që kanë të përbashkta dhe mund të jenë një çift në të ardhmen.

Sipas agjencive martesore që funksionojnë në Shqipëri, më së shumti aplikojnë femrat mbi 30-vjeç, ndërsa periudha me fluksin më të madh të aplikantëve është kur emigrantët rikthehen në vend.

Advertisements

Margarita Kola, drejtuese e një prej agjencive në një intervistë për Report Tv tregon se vihet re edhe një fenomen, që femrat mbi 30 vjeç kërkojnë lidhje me të huaj.

“Ka pasur një periudhë dy vitet e fundit që kërkesat kanë qenë kryesisht për lidhje me të huaj, sepse mënyra si funksionon agjencia është e tillë që personat që vijnë të regjistrohen, si për shërbimin online, ashtu dhe për shërbimin portofol, që është shërbimi që mund ta bësh regjistrimin në agjenci,dhe janë punonjëset e agjencisë që bëjnë përshtatjen sipas kërkesave që ka individi dhe kontigjentin që kemi. Në këto dy vitet e fundit është rritur, numri i kërkesave që duan lidhje me jashtë”, tha Margarita Kola, Drejtuese e një Agjencie Martesore.

Dikur shkuesit i blihej kostum ose këpucë, kjo sipas mundësisë së familjeve, ndërsa sot këto agjenci kërkojnë pagesë cash. Për të pritur në radhë për të njohur partnerin që do të kalosh jetën duhet të paguash deri në 60 euro për një abonim vjetor dhe nëse je me fat mund të gjesh partner edhe me një abonim 6 mujor që kushton 30 euro.

Sipas sociologut Gëzim Tushi, përhapja e këtij fenomeni ka lidhje sa me stilin e ri të jetesës por edhe me zhvillimin social të shoqërisë.

“Unë besoj se insituticoni i martesës ka pësuar ndryshimet e veta. Unë mendoj se tani jemi në një periudhë postmoderne të zhvillimit të shoqërisë dhe mesa duket forma tradicionale, klasike, romantike që kanë qenë të bazuara vetëm në njohje reciproke vazhdon të ekzistojë, por ka filluar të ketë dhe forma të tjera alternative të cilat po shtohen vazhdimisht, që tregojnë se martesa, e tipit klasik, ka probleme brenda saj, shqetësime. Nga një institucion i ngrohtë është bërë një institucion që ka probleme me mërzinë, me divorcin, të cilat e kanë nxjerrë në dukje skarcitetin e martesës klasike dhe kjo ka bërë të zhvillohen forma të tjera të partneritetit martesor, sic ëstë bashkëjetesa apo gjetja e partnerit nëpërmjet agjencive martesore”, shprehet Gëzim Tushi.

Por sa e shohin si mundësi të rinjtë shqiptarë të gjejnë partnerin nëpërmjet agjencive martesore.”Nuk kemi besim te agjencitë e tilla. Kemi dëgjuar raste që kanë funksionuar por personalisht nuk do ta provonim”, janë shprehur disa prej tyre.

Teksa të rinjtë nuk e shohin si mundësi për të njohur njeriun e jetës në një agjenci martesore, të tjerë e shohin si mundësi të artë, për të gjetur partnerin sipas preferencave.

Artikulli paraprak‘Beqarët do kenë takimin që kanë ëndërruar gjithmonë’, ja cfare thote horoskopi per ju sot
Artikulli tjetërProtesta e studentëve, Braçe: E padrejtë! E pandershme! Cfare duan me shume?