‘1000 studentë ekselentë në administratë’/ Në më pak se 24 orë nga prezantimi i platformës punëtëmbarë.al nga Rama, mbërrijnë 64 aplikimet e para

Ashtu siç premtoi në dhjetor të vitit të kaluar për studentët, kryeministri Edi Rama ka mbajt fjalën e dhënë dhe prezantuar dje platformën online punëtëmbarë.al për punësimin e rreth një mijë studentëve ekselentë në administratë. Kreu i qeverisë u shpreh se kjo platformë nuk do bëhej realitet pa protestën e studentëve.

Advertisements

E kur nuk janë mbushur akoma 24 orë nga prezantimi i platformës nga kryeministri Rama, burimet bëjnë me dije se kanë mbërritur 64 aplikimet e para nga studentët, duke treguar interes të lartë mbi këtë vendim. Kjo është një ndër pikat e Paktit për Universitetin i cili sipas Ramës do te bëhet publik brenda janarit.

Ç’është punëtëmbarē.al-

Advertisements

Kjo platformë është një mundësi për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 2017 e në vijim, të cilët janë në kërkim të një eksperience në administratën publike. Të rinjtë duhet të kenë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor dhe/ose master profesional/shkencor me mesatare 9-10 (ose të baravlefshme me to) të secilit prej cikleve të studimit.

Qëllimi është përfitimi i një përvoje kualifikuese, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe në njohjen me administratën publike. Pasi të informoheni rreth nismës së re dhe pas konsultimit të vendeve vakante të kërkuara mund të vijoni me plotësimin e llogarisë dhe hedhjes së dokumenteve kryesore që duhet të plotësoni. Kjo thirrje do të hapet në datë 11 janar dhe do të zgjasë deri në 10 shkurt.

Artikulli paraprakRama fyen rëndë Metën: Mos prisni të merrem me një pengmarrës…(Foto)
Artikulli tjetërFOTOT/ Administratori që u përlesh me studentët, babai i këshilltarit të Metës dhe xhaxhai i deputetit të Monikës…