Vjedhja në bazen ushtarake ne Pashaliman, rrëfehet ushtaraku: U largova nga vendi i punës se…

Një ditë pas raportimit të skandalit mbi vjedhjen e repartit ushtarak në Pashaliman, zbardhet dëshmia e ushtarakut që ishte ngarkuar për ruajtjen e depos.

Advertisements

“BalkanWeb” ka siguruar rrëfimin e ushtarakut pranë Policisë Ushtarake në Vlorë, i cili ishte roje mbrëmjen kur ndodhi ngjarja mbrëmjes e së enjtes. Ai tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperaturave të ulëta.

“Lëviza nga vendi i punës pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje”, tha ai. Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku u vodhën disa armë, janë shoqëruar 5 ushtarakë. Familjarët e këtyre të fundit shprehen të shqetësuar lidhur me ngjarjen në fjalë.

Advertisements

Ata janë shprehur se familjarët e tyre po i trajtojnë si kriminelë. “Po i trajtojnë si kriminelë, nuk po na lënë të takojmë të afërmit tanë”, u shprehën familjarët.

Kujtojmë se dje u raportua se në këtë bazë u vodhën 3 automatikë dhe municione të tjera nga baza ushtarake. Aktualisht policia po pyet të gjithë ushtarakët qe kanë qenë në punë atë natë në këtë repart ushtarak.

Artikulli paraprakArbana Osmani në prag të divorcit? Problemet e fundit duket qe nuk po i kalojne dot
Artikulli tjetërPajisja “spi*une” për monitorim, policia nxjerr videon dhe bën apel për shoferët