I vodhi 25 mijë euro nga llogaria e gjyshes për pushime, por vajza e pëson keq

Që nga momenti që gjyshja e saj 83-vjeçare, kishte nisur të vuante nga skleroza, një vajzë e re, ishte bërë përfaqësuesja ligjore e të moshuarës, duke pasur kontroll të plotë në llogarinë e saj bankare.

Advertisements

Familja ishte e gjitha dakord, por pas disa muajsh 35-vjeçarja vendosi që ti shpenzojë të gjitha kursimet e gjyshes Barbara Fisher, për të financuar udhëtime dhe pushime luksi.

Nën akuzë është vënë anglezja Louise Shaw nga Oldham, Greater Manchester, e cila deri para pak kohësh punonte si recepsioniste në një klinikë mjekësore, kujdesej për gjyshen si dhe për dy fëmijët e saj. Familja i besonte verbërisht, duke e njohur shumë mirë raportin special mes Louise dhe gjyshes së saj.

Advertisements

Por askush nuk mund të imagjinonte se gruaja kishte shpenzuar gjithë pasurinë e të moshuarës, rreth 25 mijë euro, për të bërë pushime luksi nga marsi i vitit 2016 deri në maj 2017. Ajo që e kuptoi se diçka nuk shkonte me financat e së moshuarës ishte një teze e Louise, e cila kishte gjithashtu akses në pasurinë e të moshuarës.

Duke parë zbrazjen e llogarisë, gruaja bëri denoncim në polici, nga ku u zbulua se përgjegjësja ishte pikërisht Louise.

Një gjykatë e dë*noi 35-vjeçaren që të kthejë mbrapsht shumën e parave, si dhe e dënoi me një muaj bu*rg.

Artikulli paraprakJa si u pikas nga policia teksa udhëtonte në tren i riu shqiptar i cili mbante me vete disa ar*me te ftohta dhe jo vetem(Detaje)
Artikulli tjetërHistori e pabesueshme! Gruaja ndërroi gjini, dashurohet me një burrë dhe ngel shtatzënë