Kush është babai i dy fëmijëve që humbi jetën nga shembja e strehës së karburantit ne Shkoder

Një person humbi jetën pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës. Gjithçka ndodhi teksa dëbora e dendur shembi strehën e një karburanti.

Advertisements

Vik*timë mbeti punonjësi i karburantit, Tonin Loci, 52 vjeç, banues në Shkodër.

Ngjarja ndodhi teksa babai i dy fëmijëve i cili punonte në karburantin “Gega Oil”, u zu poshtë nga çatia, në vendin e tij të punës në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Advertisements

Struktura metalike e rënduar nga pesha e dëborës u rrëzua, duke bërë që të shkaktohet edhe zjarr.

Loci u izolua brenda ambienteve të karburantit, duke e pasur të pamundur të dilte.

U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për të nxjerrë trupin nga rrënojat

Artikulli paraprakKapet miku i Durim Bamit në Itali, ja akuzat e renda qe rendojne mbi te
Artikulli tjetërParalajmerojne ekspertet! Paracetamoli shkatërron këtë organ jetik të trupit tuaj