Një 38-vjeçar, i dë*nuar me 19 vjet b*urg për vr*asjen e kunatit dhe për heqje të paligjshme lirie, është arr*estuar dy ditë më parë në Itali, me qëllim eks*tradimi në vendin tonë.
Advertisements
I arre*stuari është Dritan Karaj, nga Kruja, mik i Durim Bamit, me të cilin pas vra*sjes që kishte kryer në 2004-ën, kryen një tjetër kr*im, për të cilin u shpallën fajtorë dhe u dën*uan 11 vjet më parë. Policia tha dje se, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me Policinë italiane, shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës u lokalizua vendndodhja në Bergamo dhe më pas u arre*stua shtetasi Dritan Karaj, 38 vjeç, nga Kruja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Arre*stimi i tij u bë pasi Gjykata për Kr*ime të Rënda Tiranë me vendimin e datës 8 korrik 2004, e ka dën*uar me 19 vjet bur*gim për veprat penale ‘Vra*sje me paramendim’, ‘Heqje e paligjshme e lirisë’, ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e ar*mëve lufta*rake dhe munici*onit’ dhe ‘Vetëgjyqësi’, kryer në bashkëpunim”, tha zyrtarisht Policia. Sipas njoftimit të Policisë, në FushëKrujë, më 11 mars 2004, i pandehuri Dritan Karaj ka vr*arë me ar*më zj*arri kunatin e tij dhe është larguar nga vendngjarja.
Advertisements
PENGMARRJA
Sipas Policisë së Shtetit, gjatë periudhës që i kërkuari Dritan Karaj qëndronte i fshehur së bashku me një shtetas tjetër, që është Durim Bami, i kanë hequr padrejtësisht lirinë për qëllim përfitimi të një shume prej 10 mijë eurosh, shtetasit Edmond T.
“Për t’iu shmangur hetimit dhe gjykimit, Dritan Karaj me ndërmjetësinë e shtetases V.L., me të cilën kishte lidhje krushqie, është strehuar përkohësisht për një periudhe 3-4 mujore te një i njohuri i kësaj të fundit i quajtur Edmond T., që banonte në Vlorë. Karaj ka shpresuar se strehuesi i tij do ta ndihmonte atë të largohej jashtë shtetit. Gjatë periudhës që qëndronte i fshehur, në emër të tij ka ardhur nëpërmjet agjencisë “Money Gram” shuma 8700 euro, e cila është tërhequr nga strehuesi i tij. Pas dështimit të ten*tativave për t’u larguar jashtë shtetit, në qershor 2004 Dritan Karaj ka vendosur të kthehej në banesën e tij në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.
Me kërkesë të tij është shoqëruar nga Edmond T. dhe deri në Vorë kanë shkuar me taksi. Në Vorë ata i ka pritur Durim Bami, shok i Dritan Karajt, dhe me mjetin e tij janë nisur për në banesën e të pandehurit në Nikël.
Pasi kanë udhëtuar disa minuta, Dritani dhe Durimi, kanë zbritur Edmond T. nga makina dhe e kanë keqtrajtuar për disa çaste, duke i kërkuar dhënien prej familjareve të tij të shumës prej 10 mijë euro në këmbim të lirisë, pasi në të kundërt do t’i rrezikohej jeta”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë, të vitit 2007.