Samir Handanoviç duket se do të luajë sezonin e fundit te Interi. Zikaltërit po kërkojnë një zëvendësues ideal dhe që bind.
Advertisements
Sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, pasuesi i 34 vjeçarit do të jetë portieri i kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha.
Drejtuesit zikaltër e admirojnë portierin e Lazios dhe shumë shpejt pritet të nisin kontaktet me klubin nga kryeqyteti. Megjithatë, pritet të jetë një operacion i vështirë, pasi Lacio ka kërkesa të larta për gardianin 23 vjeçar, shkruan albeu.com
Advertisements
Alternativa të tjera për të zëvendësuar Handanovicin janë Kranjo i Cagliarit dhe Areola i PSG.