Dite zie per Erdogan!! Humb njeriun e aferm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka humbur një prej njerëzve të tij të afërt ditën e martë.

Advertisements

Media turke raporton se daja i Erdogan, Ali Mutlu, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare në spitalin ku kurohej prej një kohe të gjatë në Pendik të Stambollit.

Advertisements

Në ceremoninë mor*tore për Mutlu, të organizuar në Stamboll, mori pjesë mes shumë të afërmve të Erdgoan edhe Kryetari i Parlamentit turk dhe kandidati për Kryetar të Bashkisë së Stambollit, Binali Yildirim.

Në përmbushje të amanetit të Mutlu, 83-vjeçari nuk do të varr*oset në Stamboll, ku edhe ndërroi jetë, por në vendlindjen e tij, në Rize.

Si pasojë e angazhimeve të shumta, Erdogan nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mor*tore të organizuar në Stamboll, teksa nuk dihet ende nëse kreu i shtetit turk do të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së fundit për dajën e tij në qytetin Rize, në brigjet e Detit të Zi. /tvklan.

Artikulli paraprakE fundit! Tarifat, Ministria e Arsimit: Tërheqim vëmendjen e sekretarive mësimore që…
Artikulli tjetërTelefoni i parë në botë me ekran që paloset është realitet, ja kompania qe e beri te mundur