Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen Kalithea në Athinë. Burime për ‘BalkanWeb” bëjnë me dije se nga zjarri dy binjakë 5-vjeç shqiptarë kanë mbetur të lënduar.
Advertisements
Mësohet se në momentin kur ra zjarri në shtëpi, nëna e binjakëve ishte në punë. Momentalisht fëmijët ndodhen në spital, në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në banesë.