Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë si pasojë e motit të keq.
Advertisements
Mësohet se një furgon mallrash ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin Lezhë-Shkodër. Shkak i askidentit është bërë prania e borës dhe ngricës në rrugë.
Ndërkaq, shumë qytete të vendit janë zbardhur sot nga bora dhe mësimi është pezulluar në disa shkolla. Disa fshatra rezultojnë të bllokuar në zonat malore për shkak të trashësisë së borës.
Advertisements