Ndërsa studentët vijojnë të protestojnë para Kryeministrisë për të kërkuar plotësimin e pikave të parashtruara më herët, pasi janë shprehur se nuk janë dakord me Vendimin e Këshillit të Ministrave, nga ana tjetër një shkesë zyrtare në Fakultetin e Inxhinierisë, bën me dije se studentët duhet të paguajnë deri më 28 janar tarifën e plotë vjetore.
Advertisements
Kjo foto e këtij njoftimi është duke qarkulluar në rrjetet sociale ndërsa është bërë publike nga studentët e këtij fakulteti, të cilët shprehet se u është kërkuar që të paguajnë tarifën e plotë vjetore sipas degës përkatëse, edhe pse kryeministri Edi Rama është shprehur se kërkesa për përgjysmim të tarifës do të plotësohet, për të gjithë studentët.
Në muajin dhjetor kur studentët kishin vetëm disa ditë që protestonin, vetë kryeministri Rama deklaroi se kërkesat e tyre do të plotësohet ndërsa theksoi se VKM për pagesë shtesë për provimet e mbartura u hoq, e ndërsa sa i takon kërkesës për përgjysmim të tarifës ai ka deklaruar se këtë vit do të paguajnë të gjithë studentët e bachelor 50% të tarifës vjetore ndërsa vitin e ri akademik, do të ndahen në kategori studentësh.
Advertisements