Një incident është shënuar sot në ditën e parë të protestës së studentëve për këtë vit, teksa të rinjtë po marshonin drejt qendrës së Tiranës. Një makinë ka tentuar të çajë turmën e studentëve, të cilët po marshonin në kryqëzimin e ‘Vasil Shantos’.
Advertisements
Pasi është ndaluar nga policia, ai është shprehur se kishte një urgjencë dhe duhej të kalonte turmën. Një prej studentëve është lënduar në këmbë, teksa makina ka insistuar të kalojë turmën.
Ndërkohë që protesta e sudentëve ka nisur para një ore para Kryeministrisë, duke bërë edhe thirrjet e tyre për kryeministrin Rama.
Advertisements