Këto janë pamjet e rënda të aksidentit që ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:30 në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibop.
Advertisements
Dy persona humbën jetën ndërsa të paktën pesë të tjerë kanë mbetur të pl*agosur. Dy vi*ktimat janë identifikuar si Durim Lamaj 55-vjeç dhe Fehat Shahaj 64-vjeç.
Dinamika e ngjarjes:
Advertisements
Në aksident janë përfshirë dy makina, një kalimtar dhe pasagjerët e një autobusi. Sipas burimeve të policisë një makinë ka përplasur kalimtarin rreth orës 16:30, ndërsa pas kësaj disa pasagjerë të një autobusi që kishte ndaluar aty pranë janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë këmbësorit që u përplas.
Në këtë moment, një automjet tjetër tip “Opel” me targa greke që po vinte me shpejtësi, është futur në parakalim dhe ka përplasur rreth 5 pasagjerë të autobusit, duke i marrë ata përpara.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Në datën 06.01.2019, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Varibob”, një automjet ka përplasur një këmbësor.
Në vendngjarje janë grumbulluar disa banorë të zonës dhe pasagjerë të një mjeti tjetër që kishte parkuar aty për të dhënë ndihmën e parë personit të aksidentuar, të cilët janë përplasur nga një mjet tjetër tip “Opel” i cili ka hyrë në parakalim.
Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit F.Sh, 64 vjeç, banues në Tiranë dhe D.L, 55 vjeç, banues në Vjosë, Fier si edhe janë dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve 5 shtetas të tjerë.
Po punohet për identifikimin e shtetasve të pla*gosur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.