Dallgët e forta si pasojë e motit të keq kanë nxjerrë në bregun e liqenit të Pogradecit, trupin e pajetë të peshkatarit që u deklarua i zhdukur më 31 dhjetor.
Advertisements
Trupi i pajetë i Gëzim Seitllari, 53 vjeç, banues në Memlisht, Pogradec, i cili kishte dalë për peshkim në ditën e fundit të vitit të lënë pas, është gjetur mëngjesin e sotëm në bregun e liqenit.
Prej disa ditësh polumbarët bën kërkime për gjetjen e kufomës, por u detyruan që ti ndërpresin, për shkak të kushteve atmosferike.
Advertisements
Ishin familjarët ata që bënë denoncimin në polici për të afërmin e tyre i cili prej ditësh kishte humbur kontaktet me ta.
Sakaq më 30 dhjetor 2018, dy peshkatarë të tjerë u mbytën po në liqenin e Pogradecit.
Dy burrat kishin dalë për peshkim me një varkë të amortizuar në rezervuarin 70 metra të thellë ku kultivonin peshk.
Dyshimet e policisë janë se varka e vjetër e dy peshkatarëve u përmbys dhe ata humbën jetën në rezervuar./noa