E dhimbshme! Përgjërimi i nënës së Anxhelinës: Ma sillni ta qaj këtu, fisi i burrit nuk ma lë vajzën

Nëna e vajzës 28-vjeçare Anxhelina Petro, që gjeti vde*kjen në Greqi nga dora e të atit, ka rrëfyer historinë e dhimbshme të vajzës së saj të vetme.

Advertisements

Nëna Xhemzije Stoçenim ka rrëfyer se ajo ishte e ndarë prej vitesh nga bashkëshorti i saj, Bardhyl Guri, i cili e kishte ndryshuar emrin në Greqi si Aleko Petro. Po ashtu, ai ka ndryshuar mbiemrin edhe vajzës së tyre, Anxhelina Gurit, të cilin ia ktheu në Petro.

Deri në moshën 16-vjeçare, vajza kishte jetuar me të emën, ndërsa pas asaj moshe, atë e kishte marrë i ati në Greqi për ta rritur dhe nuk e lejonte të komunikonte me të ëmën që e kishte rritur. Sipas Xhezmijes, vajza nuk kishte as profil personal në Facebook, sepse atë ia kontrollonte i ati.

Advertisements

Trishtimin më të madh, nëna e vajzës së ndjerë e ka se familja e ish-burrit të saj vrasës nuk lejon që trupi i vajzës t’i kthehet asaj në mënyrë që ta qajë në përcjelljen e fundit.

Në një intervistë për Tv.Klan, xhezmije Stoçeni shprehet:

Xhezmije Stoçeni: E dëgjuam në televizor, unë isha në punë, punoj në një familje, si shtëpiake. Më erdhi çupa me dhëndrin dhe një komshi, hajde se ashtu kemi një problem në shtëpi, dhe nuk e mendoja këtë gjë. O, më është djegur shtëpia, o ndonjë gjë tjetër. Nuk e mendoja kështu.

Gazetari: Mediat greke, thonë se arsyeja e konfliktit është lidhja e vajzës tuaj me një shtetas afgan, për të cilin Aleko Petro nuk ishte dakord. Ky është emri i vërtetë i ish-bashkëshortit tuaj apo jo?

Xhezmije Stoçeni: Jo, jo fare .Unë nuk kisha kontakt, ta takoja dhe të më thoshte. Ish- burri e ka ndryshuar emrin në Greqi, ai e ka Bardhyl Guri, kurse çupa e ka Anxhelina Guri, e ka bërë Angelina Petro.

Gazetari: Çfarë kërkoni konkretisht nga shteti?

Xhezmije Stoçeni: Unë dua të më bini vajzën këtu, jam pa përkrahje, pa pension. Pyesni shtetin e Beratit, se në çfarë gjendjen jam unë këtu. Edhe ish- bashkëshorti im bashkë me fisin e tyre duan ta mbajnë vajzën, nuk duan ta marr unë këtu. Janë të gjithë kri*minelë.

Gazetari: Me kë keni folur?

Xhezmije Stoçeni: Erdhën vëllezërit dhe motra e ish-bashkëshortit dhe diskutuan. Neve do ta marrim dhe hajde atje, se kishin hallin e lekëve. Thanë hajde ta qash atje. Unë i thashë të ndihmoj, vëmë pak unë, pak ju. Por ajo më tha, shpenzimet pastaj, bëji vetë, ne nuk marrim pjesë. Ata më vr*anë, më the*rën çupën. Si ta qaj unë me ata. Unë jam në konflikt të madh.

Artikulli paraprakShumefishoi pasurinë në 14 vite, ja kush është kryetari i gjykatës që sot del ne veting
Artikulli tjetërBurri behet HERO! Hidhet nga ura për të shpëtuar një grua që po mbytej(Video)