Moti i keq që ka përfshirë vendin prej dy ditësh ka sjellë probleme në disa zona të vendit. Disa fshatra të thellë në Bulqizë dhe në Dibër janë të izoluar nga dëbora.
Advertisements
Në Dibër janë të bllokuara nga dëbora nëntë fshatra në njësinë Lurë, po ashtu edhe disa në Kalanë e Dodës, Grykë Nokë, Zall Dardhë, ndërsa në Bulqizë është e bllokuar Terrova. Për shkak të trashësisë së borës në këto zonja është i pamundur qarkullimi i automjeteve.
Rruga Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi, ndërsa rruga Peshkopi-Tiranë kalohet pa probleme, pasi borëpastrueset kanë pastruar sasinë e botrës nga rruga.
Advertisements
Ndërsa në qarkun e Korçës akset nacionale janë të kalueshme pa zinxhirë, në fshatrat turistikë si Dardhë dhe Voskopojë dëbora ka arritur nga 15-40 cm dhe lëvizja mund të bëhet vetëm me zinxhirë.
Ndërkaq, ditën e sotme sinoptikanët kanë parashikuar që reshjet e borës të jenë prezente dhe në lartësinë 600 m.