Muzeu që po “çm*end” turistët, plot 10.2 milionë vizitorë në një vit

Një rekord prej 10.2 milionë njerëzish e kanë vizituar Muzeun Louvre në Paris vitin e kaluar, duke e bërë atë muzeun më të njohur të arteve të bukura në botë.

Advertisements

Një video e bërë në muze nga yjet e muzikës pop, Beyonce dhe Jay-Z, është thënë se ka ndihmuar në rritjen e numrit të vizitorëve, shkruan REL.

Drejtori i Muzeut Louvre, Jean-Luc Martinez, tha se kjo është një shenjë se Parisi është rimëkëmbur nga rënia e turizmit pas sulmeve terroriste të vitit 2015.

Advertisements

Të huajt llogaritet se kanë përbërë afro 75% të vizitorëve në Louvre në vitin 2018. Në Louvre ndodhen Mona Lisa e Leonardo da Vincit dhe shumë kryevepra të tjera të famshme botërore.

Artikulli paraprakE sikletshme! Momenti kur dhëndri rrëzon nusen në ditën e dasmës(Video)
Artikulli tjetërTuna tregon gjinine e femijes se dyte dhe flet per raportin e saj me Robert Berishen