Ambasadori amerikan jep lajmin e madh per marrëveshjen Kosovë-Serbi!

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se viti 2019, do të jetë vit kur pritet që të ndodh marrëveshja finale Kosovë-Serbi.

Advertisements

“Unë mendoj se viti 2019 duhet të jetë viti i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.Nëse marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës nuk përmirësohet, do të bëhet edhe më keq. Nuk ekziston mundësi e vërtetë për ta mbajtur status-quon”, ka thënë ambasadori amerikan për Kosevv.

Ai thekson se vendi i tij dëshiron të shohë një “marrëveshje kreative dhe gjithëpërfshirëse midis dy vendeve”.

Advertisements

Sipas tij kjo marrëveshje duhet të marrë parasysh edhe shqetësimet dhe sigurinë e serbëve në Kosovë dhe e cila nuk mund të shpërfillet.

Ditë më parë presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte dërguar dy letra në adresë të Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit përmes të cilave kishte shprehur interesim për përfshirje të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

E njeriu që po përfolet se do të jetë ndërmjetësues është zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Mathew Palmer.

Palmer ka një përvojë të gjatë në Ballkanin Perëndimor.

Artikulli paraprakAksident fa*tal! Vd*esin dy femra, pla*goset rende edhe shoferi(Detaje)
Artikulli tjetërDiaspora sërish në protestë para Kryeministrisë, ja cfare kerkojne nga qeveria