Deshiron te jete pjese e “policise”, vogelushi nga Bathorja surprizohet nga policia e shtetit(Foto)

Policia e Shtetit ka surprizuar këtë të shtunë një fëmijë të vogël në Bathore, i cili dëshiron të jetë në të ardhmen pjesë e strukturave të policisë. Ajo i ka bërë një sërë dhuratash Kevinit, si makina policie, mjete patrullimi, e një uniformë.

Advertisements

Përmes një posti të shpërndarë në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Policia e Shtetit shprehet në nota humori se tanimë drejtuesit e makinave do t’i duhet të bëjnë kujdes pasi Kevini është monitoruesi më i ri i rregullave të qarkullimit duke mos kursyer edhe gjobat për shkelësit e ligjit.

“Kevini është një djalë fantastik që jeton në Bathore, Tiranë dhe është polici më i ri në Shqipëri. Bëni kujdes tani se Kevini është shumë i dashur dhe nëse shkelni rregullat e qarkullimit rrugor do ju gjobisë me plot dashuri dhe lumturi. Falenderojmë Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që i realizuan dëshirën Kevinit”, shkruan Policia e Shtetit.

Advertisements

Artikulli paraprakDite zie per Kosoven!! I jepet lamtumira e fundit policit të vr*arë gjatë gra*bitjes
Artikulli tjetërLajm i madh!! Belgjika hap dyert për emigrantët e kualifikuar