Studentët hedhin poshtë paktin e Ramës: Genjen!! Nuk përmbush asnjë kërkesë!!

Studentët kanë hedhur poshtë Paktin për Universitetin të propozuar nga Edi Rama.

Advertisements

Me një deklaratë publike, Këshillat Studentorë janë shprehur se propozimet e Edi Ramës jo vetëm që nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete këtyre kërkesave.

Studentët janë shprehur se janë në mbështetje të të gjitha protestave jo partiake, duke nisur që sot me protestën e diasporës.

Advertisements

Deklaratë e Këshillave Studentore:

Në kuadër të diskutimeve dhe pas prezantimit të paktit për universitetin nga ana e qeverisë, Këshillat Studentorë u mblodhën dhe analizuan situatën dhe përgjigjet ndaj kërkesave tona.

Si rrjedhojë dolëm në konkluzionet e mëposhtme:

1. Pakti për Universitetin i prezantuar nga qeveria nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.

2. Këshillat Studentorë së bashku me grupet e interesit po punojnë për ngritjen e një platforme të qartë e cila do të paraqesë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme sa më të shpejta bazuar në 8 kërkesat fillestare. Kjo platformë do të zyrtarizohet në fillim të janarit së bashku me studentët dhe në media.

3. Vlerësojmë vullnetin e mirë të Kryeministrit, nisur nga presioni i vazhdueshëm i studentëve për ndryshimet në qeveri edhe pse ky vendim nuk e shmang përgjegjësinë direkte të Kryeministrit për situatën në vend.

4. Studentët do të jenë në mbështetje të çdo proteste që nuk ka prapavije partiake, nisur që nga sot me protestën e thërritur nga diaspora.

Artikulli paraprakBasha sul*mon ministrat e rinj: Askush nuk i njeh, të paaftë dhe të korruptuar, do shërbejnë në qeveri si fasada
Artikulli tjetërTemperaturat nen zero!! Ja moti per diten e sotme