Shtëpia e një emigranti shqiptar, është shkrumbuar e gjitha nga flakët mëngjesin e sotëm.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur në Lamia të Greqisë, në banesën private ku jetonte një shqiptar.
Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur shuarjen e flakëve të cilat shkaktuan dëme të shumta familjare.
Advertisements
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Nga hetimet paraprake, mendohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jetë bërë një sobë me dru, e cila kishte qenë ndezur gjatë gjithë natës.
Gjithsesi për të zbuluar më shumë, hetimet janë në vijim. /noa