Policia Rrugore e Dibës në bashkëpunim me disa banorë të zonës, kanë shpëtuar një drejtues kamioni i cili rrezikonte të binte nga ura.
Advertisements
Në vendin e quajtur ura e “Doçit” në Kastriot të Dibrës, nga ora 18:00 deri në orën 23:30, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe tre banorëve të zonës ju dha ndihmë një drejtuesi mjeti (shtetas turk), M.T, pasi mjeti i tij tip “kamion” doli nga rruga në një urë të ngushtë dhe rrezikonte të binte në humnerë.
Pas organizimit të punës nga Shefi i Trafikut Urban dhe Interurban, punonjës të Policisë Rrugore, të ndihmuar nga banorë të zonës, pavarësisht kohës të ftohtë e rreshjeve të shiut, i dhanë ndihmën e nevojshme dhe nxorrën mjetin.
Advertisements
Policia Rrugore e ka ndihmuar drejtuesin e mjetit deri në qendër të banuar, ku dhe morën masa për të ndihmuar drejtuesin e kamionit që të riparonte dëmin e shkaktuar, si dhe i siguruan atij ushqim e mbështetje deri në largimin e tij nga zona e Dibrës.
Shtetasi turk gjatë një interviste për një media shprehu falenderime për Policinë Rrugore dhe banorët për ndihmën e dhënë.
DibërShërbimi dhe ndihma për qytetarët, prioriteti i punës sonëPolicia Rrugore e Dibës në bashkëpunim me disa banorë të zonës, kanë ndihmuar dhe shpëtuar një drejtues kamioni i cili rrezikonte të binte nga ura.Në vendin e quajtur ura e “Doçit” në Kastriot të Dibrës, nga ora 18:00 deri në orën 23:30, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe tre banorëve të zonës ju dha ndihmë një drejtuesi mjeti (shtetas turk), M.T, pasi mjeti i tij tip “kamion” doli nga rruga në një urë të ngushtë dhe rrezikonte të binte në humnerë.Pas organizimit të punës nga Shefi i Trafikut Urban dhe Interurban, punonjës të Policisë Rrugore, të ndihmuar nga banorë të zonës, pavarësisht kohës të ftohtë e rreshjeve të shiut, i dhanë ndihmën e nevojshme dhe nxorrën mjetin. Policia Rrugore e ka ndihmuar drejtuesin e mjetit deri në qendër të banuar, ku dhe morën masa për të ndihmuar drejtuesin e kamionit që të riparonte dëmin e shkaktuar, si dhe i siguruan atij ushqim e mbështetje deri në largimin e tij nga zona e Dibrës. Shtetasi turk gjatë një interviste për një media shprehu falenderime për Policinë Rrugore dhe banorët për ndihmën e dhënë.
Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 26. Dezember 2018