Banorët e Bregut të Lumit janë ngritur në një protestë sot për të mbrojtur shtëpitë e tyre, që kër*cënohen nga shembja.
Advertisements
Sot përfundon afati i fundit i lënë nga bashkia e Tiranës për lirimin e sheshit, ku do të vazhdojë bulevardi i ri i Tiranës. Por banorët janë të shqetësuar sepse ata nuk shpronësohen, ndryshe nga fqinjët e tyre vetëm disa hapa më tej dhe janë të bindur se po u bëhet disk*riminim, dallim.
Ç’ka ata theksojnë është se janë aty banorë që nga viti 2000 dhe ia kanë paguar taksat shtetit, ndërkohë që në vend të legalizimin, po u dërgojnë fadromat për t’ua shembur shtëpitë.
Advertisements