Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se përveç FSK-së, as njësia speciale e Policisë së Kosovës, ROSU, nuk mund të hyjë në veri të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Advertisements
“E vërteta e vetme është se edhe ROSU-s i duhen dy kushte për të hyrë në veri – e para pëlqimi nga KFOR-i dhe e dyta pajtimi nga komuniteti serb”, ka thënë Vuçiqi për B92.
Ai ka thënë se me marrëveshjen e Brukselit, të vitit 2013, është garantuar që NATO’ja është ajo që ka për detyrë të ruajë sigurinë në Kosovë.
Advertisements
“Kjo është e gjithë e vërteta. Kushdo që thotë ndryshe, është gënjeshtari më i keq”, përfundoi Vuçiq.