Autoritetet britanike ndaluan fluturimet për 36 orë në aeroportin e dytë më të madh të vendit, Gatëick pasi siç u raportua, një dron shfaqej herë pas here në ajër duke rrezikuar avionët.
Advertisements
Dronet cilësohen si mjaft të rrezikshëm për avionët sepse mund të çojnë deri në rrëzimin e tyre.
Por, kur policia ka deklaruar edhe se ka arrestuar dy persona të akuzuar se po drejtonin dronin që alarmoi vendin, mjaft të fiksuar pas teorive të konspiracionit pretendojnë diçka tjetër.
Advertisements
Ata thonë se objekti që po fluturonte nuk ishte dron, por një UFO dhe autoritetet fshehin të vërtetën për të mos ngjallur panik.
“Një dron nuk mund të qendrojë më shumë se 30 minuta apo një orë në ajër për shkak të baterisë. Ajo gjë nuk ishte një dron”, shprehet njëri prej tyre në blogjet e ndjekësve të UFO-ve.