Nja zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar tregun industrial në Laç mëngjesin e sotëm. Paraprakisht dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm.
Advertisements
Një tregtare ka deklaruar për mediat se pak ditë më parë ka qenë një person i cili ka kër*cënuar tregtarët se do t’u vinte zjarrin. Sipas saj, kërc*ënimi është bërë nga një person që pretendon tokën ku ndodhet tregu.
‘Këtu fajin e ka vetëm shteti. Ka një javë që na paralajmëron se do të na vendosë zjarrin. E kisha me borxh dhe pa borxh për të jetuar për fëmijët e mi. Na kanë kërc*ënuar këta që janë në konflikt me tokën këtu. Erdhi policia dhe nuk e shoqëroi burrin. Janë 70 tregtarë që kanë humbur mallin dhe djersën këtu. Kanë jetuar me këto lekë. Kemi hyrë borxh me mund dhe djersë. Kush do na përgjigjet ne. Kam punuar me 3 mujor në Greqi dhe erdha e hodha lekët këtu. 3-4 mln lekë i kam humbur unë. Ka të tjerë që kanë humbur 10 mln lekë”, ka thënë ajo.
Advertisements