Siç shihet ambjentet e tregut thuajse janë shkrumbuar nga zjarri. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur neutralizimin e flakëve, por bëhet e ditur se ka ende vatra zjarri aktive.
Advertisements
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Nga dëshmitë e tregtarëve thuhet se në vendgjarje është gjetur një shishe benzinë.
Siç shihet nga pamjet zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz.
Advertisements
Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.