Turqia ka përforcuar trupat me tanke dhe pajisje të tjera në një qytet verior sirian, të mbajtur nga forcat kurde.
Advertisements
Vendimi erdhi pasi Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kishte premtuar homologut amerikan, Donald Trump, se do ta vononte planin për të ndërhyrë në Siri, pasi SHBA vendosi të tërhiqte forcat e saj. Turqia kishte në plan të përforconte trupat e saj në zonat e banuara nga kurdët afër kufirit me Sirinë, që javën e kaluar.
Por një telefonatë ndryshoi për pak kohë planet e Presidentit turk. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka pohuar të dielën se ka pasur një “telefonatë të gjatë dhe produktive” me Erdogan, në të cilën kanë diskutuar tërheqjen e ngadaltë dhe të koordinuar të trupave amerikane nga Siria.
Advertisements
Kjo ishte telefonata e dytë e dy liderëve brenda dhjetë ditësh. Tani zyrtarët ushtarakë amerikanë po ndërtojnë planifikimin e tërheqjes së rreth 2,000 trupave. Nga Presidenca turke u njoftua se të dy liderët kanë rënë dakord që të koordinohen nga ana ushtarake dhe diplomatike për të siguruar se tërheqja e SHBAve nga Siria nuk do të çojë në një vakum autoriteti.
Vendimi i Trump, i cili u njoftua menjëherë pas telefonatës me Erdogan, ka befasuar të gjithë aleatët e tjerë të SHBA-ve dhe ka marrë si përgjigje kritika apo keqardhje. Vendimi është kritikuar mbi të gjitha për braktisjen e kurdëve të Sirisë, të cilët ishin të mbështetur nga SHBA-të gjatë luftës kundër ISIS në Siri dhe Irak.
Kritikët e vendimit të Trump tani besojnë se Presidenti turk, i cili i konsideron edhe kurdët e Sirisë njëlloj si kurdët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, pra, një grup terr*orist që rrezikon Turqinë, mund të nisë su*met për spastrimin e përgja*kshëm të tyre nga zona kufitare SiriTurqi. Agjencia turke e lajmeve IHA raportoi se një autokolonë me trupa turke, një njësi komandosh, ka hyrë në Siri gjatë natës.
Zëdhënësi për Këshillin Ushtarak të drejtuar nga kurdët në Manbij, Sharfan Darwish, pohoi se përforcimet turke kanë hyrë në zonë, janë rreth 50 automjete dhe pajisje. “Ne po marrim masat e nevojshme për të mbrojtur veten nëse sulm*ohemi”, tha ai për AP.