Njihuni me shqiptarin qe iku si refugjat lufte, por arriti kulmin e artit botëror

Artisti kosovar Petrit Halilaj është radhitur në mesin e artistëve më me ndikim në botën e artit për këtë vit.

Advertisements

Halilaj është në listën e “My Art Guides” bashkë me emra të tillë si Banksy – artistin anglez të famshëm, ndonëse misterioz.

Në një fotografi të fotografit të njohur Andrew Testa, i cili për New York Times kishte punuar disa vite në Kosovë, shfaqet një rrëfim i shkurtër i Halilajt, për jetën e tij si refugjat i luftës në Kosovë.

Advertisements

“Është viti 1999. Djaloshi me xhaketë të gjelbërt është Petrit Halilaj. Ai po largohet nga fshati i tij pas brutalitetit të ushtarëve serbë, të cilët kanë shkatërruar shtëpinë e familjarëve të tij. Tashmë, në vitin 2018, djaloshi ynë është rritur dhe bashkë me artistët e njohur si David Hockney dhe Bansky, është përfshirë në mesin e 45 artistëve më me ndikim në botë që kanë lënë gjurmë këtë vit”.

Ekspozita e artistit Halilaj, e cila titullohet “Shkreptima”, do të qëndrojë e hapur në Fondazione Merz, në Torino të Italisë, deri më 3 shkurt të vitit të ardhshëm.

Vitin e kaluar Halilaj mori Mirënjohje Speciale nga Bienalja e Venecias.

Artikulli paraprakJa surprizat qe ka rezervuar moti per sot
Artikulli tjetërE dhimbshme! Flet per here te pare nëna e Davide Astorit: Ja cfare dua te di per djalin tim