Shefi i njohur kuzhinës, Renato Mekolli, i cili së fundmi moderon emisionin e ri ’Hell’s Kitchen’, ka bërë bujë të madhe këto muaj në media për shkak të përplasjeve të forta me konkurentët.
Advertisements
Në puntantën e djeshme të spektaklit “Hell’s Kitchen”, shef Renato kishte vendosur që përgjegjësitë e veta t’ia kalonte konkurentës Brunilda.
Ai i kërkoi Brunildës të ishte shefja e restorantit për mbrëmjen dhe duket se kjo e fundit ‘mori hak’ për të gjitha ulërimat që Renato kishte bërë gjatë spektaklit.
Advertisements
Fillimisht, Brunilda nxjerr jashtë kuzhinës Renaton, duke i kërkuar të bënte kujdes me pjatën që i nxirrte klientit.
Renato i kërkon që të jetë vetëvetja dhe të nxjerrë çfarë ka në shpirt!
E kështu si me shaka, Brunilda e godet me shpullë në sytë e të gjithë shqiptarëve.