Ditën, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) sëbashku me PD-në i vërsulen kryetarit të Durrësit Vangush Dako duke e akuzuar për lidhje me kr*imin dhe blerje votash por çuditërisht natën e voton.
Advertisements
Këshilltarët e LSI-së bashkuan votat me socialistët në Këshillin Bashkiak, duke miratuar buxhetin e Bashkisë së Durrësit për vitin 2019.
Buxheti është votuar mbrëmjen e djeshme në mbledhjen e radhës, pa praninë e asnjë prej 14 këshilltarëve të djathtë. Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit politike në qendër, mendohej se PS-ja nuk do të mblidhte votat e duhura (26) për të kaluar buxhetin. Por ndryshe nga sa pritej, këshilltarët e LSI-së bashkuan votat dhe bënë të mundur kalimin e tij.
Advertisements
Tashmë mbetet të shihet nëse kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do t’i vazhdojë sulmet ndaj Dakos.
LSI njihet për publikun se i ndryshon shpesh koalicionet.