“Ke shitur shpirtin”, plas midis Laert Vasilit dhe studentëve: Ka të drejtë Rama që ju quan rrugeçër…

Aktori Laert Vasili është përplasur mbrëmë në me një grup studentësh në emisionin “360gratë” të gazetarit Artur Zheji, ku po diskutohej rreth 8 kërkesave të rinjve për Universitetet.

Advertisements

Aktori dhe regjisori është acaruar gjatë emisionit, pasi një nga studentët i ka thënë se ai hiqej si engjëll, por e ka shtirur shpirtin.

“Më vjen keq që nuk je engjëll se më duket e paske shitur shpirtin”, i tha i studenti.

Advertisements

Por aktori këtë deklaratë nuk e ka pritur mirë, teksa ka kërkuar që ta tërheq mbrapsht ose në të kundër do largohej nga emisioni.

Por një student tjetër i ka thënë se duket si Edi Rama, ndërsa Lart Vasili ka shpërthyer ndaj tyre, teksa ka thënë se kreu i qeverisë ka të drejte kur i quan si “rrugeçër”.

Pjesë nga debati

Studenti: Dukesh si një engjëll që ke shitur shpirtin.

Vasili: Nuk më ka akuzuar njeri mua që kam shitur shpirtin. Po kështu edhe ky këtu për krah meje. Tani ka të drejtë kryeministri kur thotë se ju jeni ca rrugeçër. Këtë nuk e toleroj.

Studenti: Dukesh si Edi Rama.

Vasili: Nuk jam legen partiak.

Studentët: Turp! Turp!

Vasili: Nëse vazhdojnë kështu ka edhe ligj sepse janë në moshë madhore.

Artikulli paraprakAksident i rende ne Lezhe! Makina perplas nje mesuese dhe nje nxenese(Detaje)
Artikulli tjetërSkedina të “frikshme”! Shqiptari fiton 29 mijë euro me dy skedina, ja sa ndeshje kapi